Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet në masën e 40%. Ajo shtoi e kjo do të kaloi me Vendim Qeverie brenda muajit shtator.
“60 milion dollarë do të jetë rritja dhe kjo do jetë për të gjithë vitet. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do kalojë me Vendim Qeverie brenda muajit shtator. Pagat e mjekëve janë zëri më i rëndësishëm. Ne po flasim për një rritje të dytë të rëndësishme, mbas rritjes 21% të bërë para disa vitesh”, tha ajo.
Ndërkohë, e pyetur rreth pretendimeve se shuam mjekë nuk kanë marrë shpërblimin e merituar për lu ftën me koronavirusin, ministrja Denaj u shpreh se mund të ketë raste individuale që nuk kanë marrë pjesën e shpërblimit.
“Vendimet e qeverisë për bonusin e janë të detyrueshme për t’u zbatuar. Nëse ka nj denoncim që nuk është dhënë pagesa për një mjek, thesari duhet të lëvizë. Nuk është çështje e përgjithshme, por raste individuale”, u shpreh ministrja.