Tiranë, 23 Shtator- Qeveria shqiptare ka garantuar mbështetjen financiare për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Shqipëria është pjesë e mekanizmit Covax që përfshin mbi 80 shtete dhe që do të garantojë aksesin tek vaksina anti-covid sapo ajo të jetë e çertifikuar, për të mbuluar, sipas protokolleve, 20% të popullatës në fazën e parë. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë bisedës në emisionin “Real Story”.

“Në fazën e parë do të sigurouhet mbulesa vaksinale për 20% të popullatës. Sigurisht që fillimisht do të vaksinohen ato që njihen si grupet e riskut, personel mjekësor, të moshuarit, ata me sëmundje kronike, etj. Vaksina do të jetë falas”, tha Manastirliu.