Shkencëtarët italianë po studiojnë një solucion në formë spraj për hundën që është në gjendje të reduktojë tra nsmetimin e koronavirusit. Dhe pse ende në fazë eksperimentale, ekipi i punës është shumë optimist për rezultatet, raporton la Repubblica.

Reagimet imunitare të krijuara nga vaksinat implikojnë gjenerimin e antitrupave dhe linfociteve T, përbërës thelbësorë të sistemit imunitar që japin mbrojtje kundër viruseve të ndryshme sepse janë në gjendje të individualizojnë dhe të vrasin agjentë apo qeliza të cilësuara si të huaja. Sistemi imunitar përkundrazi reagon ndaj një game më të gjerë mikrobesh. Aktivizohet si një mburojë dhe ka një spektër të gjerë jo specifik, sipas shkencëtarëve. Studimi duhet t’i nënshtrohet ende një rishikimit por ekipi që po merret me zhvillimin e tij janë shumë optimistë për rezultatet.

Tashmë duhen dhe studime toksikologjike dhe teste tek njeriu për të verifikuar pasojat e mundshme por mendohet që ky lloj spraj mund të përdoret disa herë në javë si masë paraprake mbrojtëse, nga grupet më në rrezik apo në vendet që shfaqen vatra infeksionesh. Shpresa është që të reduktojë zgjatjen dhe ashpërsinë e simptomave, por dhe mundësinë e përhapjes.