Shqipëria ka rritur ndjeshëm ekportet me vendet e BE-së në muaj gusht, ku kryesojnë shtetet Itali, Gjermani dhe Greqi, krahas vendeve të Rajonit. Sipas INSTAT, në muajin gusht eksportet u rritën 22.1% me Italinë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ndërsa me Gjermaninë eksportet u rritën me 3.8% dhe në Greqi u eksportuan 38.6% më shumë eksporte shqiptare, se në muajin gusht 2019. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënie të lehtë gjatë muajit gusht të këtij viti janë: Kosova 20,0 %, Spanja 27,6 % dhe Franca 80,3 %.

INSTAT bën të ditur se gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Gjermania me 9,3%, Serbia me 15,5%, dhe Turqia me 23,1%. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënie janë: Italia 20,1%, Kosova 24,7% dhe Spanja me 12,8%. Për sa i takon importeve, në muajin gusht 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe, në krahasim me Gusht 2019 janë: Italia me 2,3%, Turqia 6,1% dhe ShBA 3,4%.

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me 11,4 %, Gjermania 7,2% dhe Greqia 2,1%. Gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Serbia 31,9%, Rusia 28,2% dhe Maqedonia e Veriut 1,6%. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia 16,0%, Kina 16,9% dhe Greqia 9,0%.