Mesfushori i Realit, Fede Valverde, dha një intervistë për gazetën ‘El Mundo’. Ai u ngacmua në lidhje me çështjen më të nxehtë të verës për largimin e mundshëm të Leo Messit dhe nëse diçka e tillë ishte diskutuar te grupi i Whats App të Realit.
Ne ishim me pushime dhe asgjë nuk është diskutuar në lidhje me Messin në grupin e skuadrës, – tha shkurtimisht Valverde. Ai më pas foli dhe në lidhje me marrëdhënien e tij me trajnerin Zinedine Zidane. Ai më kërkon që të punoj më shumë, të rritem në lojë dhe të luaj me besim. Të marr përsipër me topin ose pa topin, të gjuajë drejt portës. Më kërkon të jem më i rrezikshëm. Nuk mund të mungonte një pyetje në lidhje me goditjen që i dha sulmuesit Alvaro Morata në Superkupë. Nëse do të kisha opsion tjetër do e bëja, p.sh ta kapja për bluze, ta tërhiqja për fanele. Do ta bëja dhe nuk do ta godisja. Nuk kisha se çfarë të bëja dhe mora atë vendim. Do të luftoj për ekipin tim dhe do të bëj gjithçka për të mbrojtur këtë fanellë, – tha ai.