Të ardhurat nga taksat nacionale janë realizuar në vlerën 20.5 miliardë lekë, ose 1.7% më shumë se plani i vitit 2020 Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë këto të ardhura rezultojnë me një tkurrje prej 1.6 miliardë lekë ose 7.2% në raport me 8-mujorin e vitit 2019. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2020 janë 36 miliardë lekë.

Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99.8% të planit të 8-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit. Rritja mujore e të ardhurave tatimore në 4 muajt e fundit (maj-gusht) ka pasur një trend pozitiv me rritje mesatare prej 13%.