Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve. Teksa fushata zgjedhore ka qenë në qendër të diskutimit, Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit. Ndërsa pyetjes a është i kënaqur me drejtuesit politik, Rama tha “Unë nuk jam i kënaqur me vetëm time dhe jo me drejtuesit politik”.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama. Në lidhje me Kodin Zgjedhor, Rama tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore. “Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore”, tha Rama.