Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktorin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Çun Lajçi. Artisti ndodhet prej disa ditësh në kryeqytet për të promovuar librin e tij të fundit. Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri, do ishte një bekim i madh, tha Veliaj. Duke e përgëzuar për veprën, por dhe për kontributin e dhënë si artist dhe shkrimtar, kryebashkiaku e vlerësoi Lajçin si një vlerë të paçmuar për shoqërinë shqiptare. Jemi të nderuar për gjithë veprën tënde, për shërbimin që i bën shoqërisë tonë, u shpreh ai. Nga ana e tij, artisti Çun Lajçi u shpreh i nderuar për mikpritjen e kryebashkiakut. Të falënderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falënderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën, u shpreh Lajçi. Kryetari Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, ‘Kullën e Sahatit’ të Tiranës.
Veliaj i dhuron ‘Kullën e Sahatit’ aktorit e shkrimtarit Çun Lajçi
“30 euro në vit”, eksperti tregon tarifat për sigurimin e detyrueshëm të banesës
Zjarri i rënë në pallatin 12-katësh pranë Farmacisë 10 në kryeqytet, nxori në pah edhe një tjetër problematikë shqetësuese, atë të sigurimit të banesave....
Kombëtarja dhe miqësoret e muajit qershor, ja emrat e kundërshtarëve të kuqezinjve, nuk janë...
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor. Teksa presim të mësojmë se me cilin trajner do të jetë për këto...
“Meloni vizion të qartë strategjik për marrëdhënien mes vendeve tona”, Rama për mediat italiane:...
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale’, ku ndër të tjera ka folur për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë...
Bisedimet me Iranin për paqe në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë: Vance udhëheq...
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se një delegacion amerikan do të udhëtojë drejt Pakistanit për një raund të...
Shenjat e horoskopit që tërheqin vëmendjen kudo që shfaqen
Ka ditë kur thjesht "klikon" me botën - çdo gjë që thua tingëllon më interesante, çdo vështrim zgjat një sekondë më shumë dhe energjia...
New York Times: Nga lobimi në SHBA për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë te...
Verën e kaluar, Kongresmeni Republikan i Karolinës së Jugut, Xho Uillson, gjendej në zyrën e tij në Kapitol, thellësisht i përqëndruar teksa investitorë nga...
U përpoq të thyente bllokadën amerikane, Trump: Kemi marrë kontrollin e një anijeje iraniane
Autoritetet amerikane kanë ndaluar një anije mallrash me flamurin iranian, e cila sipas burimeve zyrtare po përpiqej të kalonte përmes një bllokade të vendosur...
Nga ushtarak dhe pilot luftarak në kryeministër, kush është Rumen Radevi pro-rusi që fitoi...
Rumen Radev duket se është në rrugën e duhur për një fitore të qartë në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgaria, me partinë...
Parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot i vranët, ku gjatë gjithë ditës pritet të ketë prani të konsiderueshme të vranësirave në pjesën...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shitet për 670 mijë paundë
Një relike e rrallë nga tragjedia e Titanic ka thyer çdo parashikim në një ankand të fundit, duke u shitur për plot 670,000 paundë.
Jeleku...




















