Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka nënshkruar një marrëveshje me përfaqësuesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdaraj.

“Rindërtojmë? bashkë. Nënshkrimi i marrëveshjes me Fondacionin Fundjavë Ndryshe.
1 milionë euro donacione nga shqiptarë brenda e jashtë vendit, do të angazhohen nga Fondacioni Fundjavë Ndryshe në fazën e parë për ndërtimin e afro 45 banesave në Tiranë ???

?Pas një pune intensive disa mujore për detajimin e projektit dhe të gjithë hapave të ndërmjetëm për përgatitjen e sheshit të ndërtimit, shumë shpejt një tjetër kantier do t’i bashkohet kantierit të madh të Rindërtimit pas tërmetit.

Rindërtimi vazhdon çdo ditë me një kilometër të ri, një rrugë të re, një shkollë të re, një shtëpi apo një lagje të re ????! #DerinëFund”, shkruan ndër të tjera Ahmetaj teksa ndan edhe momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.