Me rastin e ndeshjes të Portugalisë së tij kundër Kroacisë, Cristiano Ronaldo ka qenë spektator në tribunë. Ka qenë një spektakël i bukur për yllin e Juventus-it, duke parë se Portugalia ka fituar 4-1 pavarësisht mungesës së tij, por CR7 ka qenë protagonist i mbrëmjes edhe pse nuk ka luajtur. Ronaldo nuk ka mundur të zbresë në fushë për shkak të një problemi në këmbë dhe ka qenë i detyruar ta ndjekë sfidën nga tribuna. Telekamerat kanë kapur një moment në të cilin përgjegjësja e sigurisë e UEFA-s i ka tërhequr vëmendjen sepse nuk kishte vënë maskën kundër Covid-19. Kampioni i Juventus është bindur menjëherë pa bërë fjalë.