Ka ëndrra të mëdha sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior. Braziliani, protagonist me fanellën e Los Blancos, ka dëshirë të fitojë çdo trofe të mundshëm në karrierë, edhe mbi të gjitha me Brazilin.

Shpresoj të luaj përsëri me Seleçaon. Shumë nga idhujt e mi janë aty. Neymar, që është frymëzimi im, luan për Brazilin dhe do të ishte bukur ta vishja fanellën e kombëtares bashkë me të. Kam punuar për t’u grumbulluar dhe shpresoj që të lumturoj njerëzit tanë. Dua të luaj në Botërorin e ardhshëm, që shpresoj ta fitojmë. Por ka shumë lojtarë të mirë që mund të grumbullohen, kështu që unë po përqendrohem te përmirësimi i paraqitjes time. Dua të kem më shumë eksperiencë në fushë dhe duhet të jem gati të jap maksimumin nëse grumbullohem me kombëtaren.