Në prag të hapjes së vitit të ri shkollor, 500 nxënës të moshës 6-18 vjeç nga 48 shkolla të zonave më prekura nga tërmeti në Durrës, Lezhë, Tiranë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, e Vorë po marrin këto ditë tableta si pjesë e një programi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, financuar kryesisht nga donacione të stafit të Bankës Botërore dhe mbështetur nga UNICEF.
Ky program synon të ndihmojë procesin e të mësuarit per ta bërë atë më ndërveprues e tërheqës. Shpërndarja e tabletave filloi në shkollën Jan Kukuzeli, Durrës për të vazhduar këto ditë edhe në shkollat e tjera. Fëmijët shprehen shumë të gëzuar për këtë dhuratë. Njëri prej tyre tha se kjo ishte dhurata më e bukur dhe e çmuar që kishte marrë ndonjëherë.