Nuk ka më dyshime, Vedat Muriqi do të jetë futbollisti më i ri i Lazios. Bisedimet e stërzgjatura më në fund janë finalizuar dhe sulmuesi i Kosovës do të kalojë në Romë.
Fabrizio Romano shkruan se janë mbyllur dhe letrat mes dy klubeve dhe gjithçka është dakordësuar. Feneri humb sulmuesin kryesor vetëm një vit pasi e bleu, por merr frymë në aspektin ekonomik, pasi ka pasur disa vështirësi në vitet e fundit. Manuele Baiocchini shkon dhe më tej duke shkruajtur se marrëveshja mes klubeve do të jetë për 20 milionë euro. Tare e donte sulmuesin në skuadër, pasi ka besim se do të marrë një lojtar të kompletuar.