Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Iranit, pas sulmit me raketa që, sipas tij, u interceptua nga forcat amerikane.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se SHBA-ja do të reagojë me forcë ndaj Teheranit.

“Do t’i mundim deri në fund. Do t’i godasim fort. Do të pësojnë një rrahje të fortë”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump bëri të ditur gjithashtu se Uashingtoni është koordinuar me autoritetet irakiane përpara ndërmarrjes së sulmeve të përbashkëta amerikano-saudite kundër milicive shiite të mbështetura nga Irani në Irak.

Presidenti amerikan i cilësoi këto milici si një “kancer për botën” dhe nuk përjashtoi mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të tjera ushtarake kundër grupeve të mbështetura nga Teherani në rajon.