Nga Kreshnik Spahiu*

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndryshojnë! Kodi i ri elektoral forcon edhe më shumë establishmentin e vjetër politik dhe mbyll çdo mundësi për alternativat e reja politike sepse përjashtoinë listat e hapura për partitë e reja. Zgjedhjet e reja parlamentare 2021 nuk garantojnë as rotacion dhe as evolucion por thjesht stanjacion.
Partia Demokratike po përsërit gabimet e 2017 dhe nuk ka arritur të plotësoj asnjë parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe barabarta. Ajo është nënshtruar 10 herë më keq se 2017 dhe kanë disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e kaluara: Në 2017 kishte një qeveri teknike, ndesa në 2021 një qeveri socialiste.Në 2017 policinë e kontrrollonte PD-ja (Dritan Demiraj) dhe jo Sandër Lleshi. Në 2017 drejtsinë e kontrrollonte Gazmend Bardhi si Ministër Drejtësie dhe jo PS-ja. Në 2017 KQZ drejtohej nga opozita (Klement Zguri) dhe jo nga socialistët. Nē 2017 financat i menanxhonte PD dhe jo PS. Në 2017 LSI-ja nuk kërkonte 42 deputet në listat e PD por garonre më vehte. Në bazë të Ligjit të Ri elektoral, nëse opozita do hyj në zgjedhje me një listë atëhere në 140 emra, 42 i takojnë LSI sipas rezultatit zgjedhjeve. Nëse PD nuk i fut në lista atehere LSI del më vehte.
Në 2017 marrëveshja u garantua nga zv/sekretari amerikan i shtetit, ndersa në 2021 garant del Gjiknuri dhe Bylykbashi. Në 2017 nuk kishte përçarje për emra kandidatësh dhe thyreje kutish votimi në celular e partisë ku nga 6000 kandidat do kualifikohen vetëm 60 dhe 5940 do mbeten të pakënaqur dhe “armiq”.

Në 2017 Partia Demokratike garoi me logon e saj, ndersa ne 2021 logo e PD nuk do figuroj në fleten e votimit sepse i duhet te ketë logon e opozites bashkuar. Në 2017 Partia Demokratike drejtonte 18 bashki, Vorë, Kamëz, Shkoder, Kukes, Tropoj, Lezhë, Pogradec, Përmet..etj, ndërsa në 2021 janë 100% bashkive socialiste. Në 2017 Partia Demokratike hynte në zgjedhje pas 3 muajsh protestat të përditshme, ndësa në 2021 po hyn pas 2 vjetësh pas asnjë fryme protestash dhe gjumi letargjik. Pas një nate të gjatë negociatash në 2017, Kryetari i opozitës Basha tha: “MeRamën është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës sipas paketës MacAllister Plus të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është arritur në favor të PD me garanci amerikane”. Në 2020 s’ka marr asgje nga marrveshja me Ramën apo me amerikanët. Pavarsisht kushteve të favorshme për PD, ajo pati humbjen më të thellë në historinë e saj me vetëm 40 deputet. DMTH: Asaj i duhen edhe 31 deputet plus që të marri pushtetin. Demokratët janë verbuar dhe s’duan të lexojnë apo kuptojnë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Ata i kanë thelluar dēshtimet dhe janë mbytur nē stuhinë para elektorale dhe luftën brenda vetes me listat. Aq shumë mllef dhe urrjetje kanë brenda llojit saj, aq sa luftuan dhe eleminuan nga kreu i KQZ, ish zv/kryeministrin e Berishës (Ilir Rusmalin) dhe votuan ish-mininstrin e Edi Ramës (Ilirjan Celibashin) Demokratët urrejnë cdo kënd brenda vehtes. Në listat e deputetve nuk gjen asnjë nga 385 themeluesit e PD të 12 dhjetor 1990. Lërini të shqyejnë njëri-tjetrin për lista dhe do më kujtoni në 26 Prill:Një popull që harron gabimet dhe të kaluarën, është i detyruar ta përsëris historinë.