Nga Erjon Braçe

Në birucë si gazetar-ishte! Në ferr si gazetar-është!

Miku i mire Nikolle Lesi, me dergoi keto dy foto nga Koha Jone e vitit 1994!

Nuk e mbaj mend e sata here ishte qe na conin ne biruce, por ka qene e njejte me heren e mitingut te rradhes se opozites; Sa here kishte miting atekohe, na prisnin te dilnim nga redaksia e na merrnin!

Te vetmit qe flisnim, protestonim ishim ne dhe Koha Jone; Kerkush tjeter!

26 vite me pas biruce per gazetaret nuk ka me, nuk ndodh prej vitesh;

Por vendi per gazetarin qe thote te verteten eshte edhe me i keq, ferri!

Ca te forte me pushtet, madje dhe pushtet rruge, kane media, blejne media;
Kur nuk ja dalin me kete menyre te kene gazetarine e tyre, atehere sillen si mafia, Camorra, refuzojne te verteten, relativizojne te verteten;
Nuk merren me te, heshtin rreth saj, nuk pergjigjen, por merren me ate qe thote te verteten, e sulmojne, e godasin familjarisht, shpifin per te, me nje qellim-ta bejne te pabesueshem!

Aaa sa gabim e kishin dhe sa gabim e kane; Sali Berisha nuk e kuptoi kurre se biruca ai instrument nuk e vrau dot te verteten e opozites!

Pasardhesi i tij, kopja e erret, nuk e kupton e nuk do e kuptoj kurre se te vrasesh lajmesin, nuk e zhben dot te verteten, posacerisht kur e verteta deshmon per nje krim penal te dukshem!