Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj pas luf tës sesa para Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë ku hebrenjtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe, sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës Abdulla Hoti, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem.
“Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, po edhe një respekt të madh për Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme, në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, – tha Rama.
Rama theksoi se “Shqipëria madje është vendi ku shqiptarët janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur sikur janë ata hebrenjtë që mbanin në shtëpi”.