Federiko Kieza është blerja e verës për Ju ventusin. Sulmuesi 22-vjeçar është i pazëvendësueshmi i repartit ofensiv të Italisë, por këto grada tashmë shpreson që t’i ketë edhe në radhët e bardhezinjve.

KIEZA
Në pritje për të bërë prezantimin e tij zyrtar në Torino, dje është mësuar se Federiko Kieza do të luajë me numrin 22 mbi shpatulla te Juventusi. Trajneri Andrea Pirlo e sheh të kompletuar repartin sulmues dhe tani nis studimin për të gjetur formulën e duhur për të futur në ingranazhe blerjen e madhe. Madje, me aq shumë cilësi përpara, duket e vështirë që edhe “Maestro” të bëjë një shpikje për të hedhur në formacionin e parë sa më shumë nga “armët” ofensive që ka.

PIRLO MENDOHET

Deri tani, Juventusi është parë të shkëlqejë me 3-4- 1-2 në debutim ndaj Sampdorias, ndërsa luajti shumë shëmtuar me 4-4-2 ndaj Romës. Në ndeshjen që nuk u luajt me Napolin, në formacionin që bardhezinjtë shpallën gjithsesi, sipas rregullores, Pirlo ishte rikthyer te 3-4-1-2, me Dibalën e Ronaldon titullarë, të mbështetur nga Ramsej si organizator dhe me Kulusevskin në korsinë e djathtë të mesfushës.

 
Dhe ndoshta, zgjidhja në rastin e 3-4-1-2 mund të jetë vetëm me ndryshimin e spostimit të Ramsejt në mesfushë, apo në stol dhe me Dibalën që merr rolin e organizatorit, ndërsa Kieza e Ronaldo do të luajnë nën vijën e parë. Sigurisht që kjo është një alternativë, por edhe shumë të tjera mund të ndodhin në varësi të kundërshtarit, gjatë sezonit në Serinë A dhe në Champions.

MALLKIME E THUMBIME

Kieza dhe Firence do të ndahen keq mes tyre. Sot Italia dhe Moldavia do të luajnë në “Artemio Franki” miqësoren e tyre dhe për t’ia bërë sa më të hidhur lamtumirën, ultrasit vjollcë kanë shpalosur një banderolë gjigante në hyrjen e stadiumit, që i drejtohet ishidhullit të tyre: “Të tradhtosh atë që të ka rritur dhe të ka mbrojtur, është mungesa më e madhe e respektit.

Firence nuk është më shtëpia jote. I pabesë!” Ndërkohë, një thumbim vjen edhe nga Fiorentina: “Me Kiezën i hoqëm një barrë të madhe vetes. Jemi të lumtur që e larguam dhe mbushëm edhe arkat”, tha drejtori sportiv, Prade.