Kryeministri Edi Rama fton qytetarët e tij që të ndjekin Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme. Ai shkruan përmes Facebook, se ata që do ta ndjekin nuk do të humbasin kohën kot.
Postimi i plotë: “Pas pak, në 16.00, fjala përpara Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste? Çdo mik të kësaj faqeje, i majtë, i djathtë a mes të dyjave, që do të mundet ta ndjekë dot e siguroj që nuk do të humbasë kohën kot?”, shkruan Rama ne Facebok. Ndërkohë, kujtojmë se, gazetari i politikës në Top Channel Muhamed Veliu në edicionin e lajmeve të orës 15:00 dha disa detaje se ku do të fokusohet Edi Rama.
Kryesocialisti Rama të gjithë fjalën do tja dedikojë motivimit të asamblesë në realizimin e fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit. Përpara asamblesë Rama do të lancojë një nismë të re për hapjen e partisë. Nuk do të mbetet jashtë fjalës së Ramës dhënia përgjigje deklarimeve të sotme të presidentit Ilir Meta i cili javët e fundit ka hyrë në një kurs të fortë përplasje me ish aleatin Rama. Pikëpyetja më e madhe e kësaj asambleje, mbetet nëse Edi Rama do ta përdorë këtë moment sic ka bërë në të shkuarën për të anoncuar ndryshime në qeveri.
Gazetari Muhamed Veliu thotë se kryeministri Edi Rama është i paparashikueshëm kur vjen puna tek ndryshimet në qeveri.