Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze, në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe bebushja mund të vijë në jetë nga momenti në moment.
Çifti ka gjithçka gati për të mirëpritur të voglën në familje, ndërsa mediat turke kanë bërë të ditur emrin që Kenan dhe Sinem kanë zgjedhur për vajzën. Ata do ta quajnë të voglën e tyre Lalin, ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga dyshja. Më herët, mediat treguan se Kenan shpenzoi 40 mijë lira turke për dhomën e të bijës, arredimin e së cilës ia la në dorë partneres. Sinem ka zgjedhur ta arredojë dhomën komplet me ngjyrën rozë dhe ka zgjedhur një firmë private arkitekturore për të dizenjuar ashtu siç ajo dëshiron.