Kryeministri Edi Rama i ka publikuar në rrjetet sociale një video ironizuese kryedemokratit Lulzim Basha. “Ah ta marrsha t’keqen thonë shkodranët”, shkruan Rama krahas videos. Videoja është shkëputur nga një prej takimeve të Bashës në Shkodër më biznesin e vogël, ku dëgjohet që një biznesmen e pyet kryedemokratin për çdoganimin dhe importin, kurse Basha i kthen një përgjigje që nuk ka lidhje me pyetjen.

Pjesë nga biseda në video: Biznesmeni: Kam dëgjuar paketën e 140 milionë lekëve, ne kemi të drejtë me importue apo jo. Lulzim Basha: Të gjitha aktivitetet. Kur xhiroja nuk kalon 140 milionë lekëve, quhesh biznes i vogël. Lulzim Basha: Gjithçka çdo aktivitet, nuk ka ndalim aktiviteti, përsa kohë që xhiroja nuk kalon 140 milionë xhiro, quhet biznes i vogël. Lulzim Basha: Edhe njëherë ç’a ka nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël.

 

View this post on Instagram

 

Ah ta marrsha t’keqen thonë shkodranët???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on