Zëvendëskryeministri Erion Braçe ndërsa i bënë apel qytetarëve të mbajnë maskat dhe të respektojnë rregullat e higjienës, deklaron se Presidenti Ilir Meta tallet me qytetarët ndërsa kërkon tampon dhe nuk vendos maskë.  Në reagimin e tij, Braçe shprehet se “ligji, ligj është njësoj për të gjithë. Por a mund të bëhemi me efektiv. Patjetër që po. Si qytetarë, mbaje maskën, për vete e familjen tënde, jo për qeverinë. E thamë, maska në fytyrën tënde nuk është politike për politike, por bashkë me distancën e duhur dhe higjienën janë shpëtim për ty. Ilir Meta që nuk mban maskë e kërkon tampon, nuk të mbron, thjesht tallet me ty. Monika Kryemadhi që nuk mban maskë sepse nuk duhet të mbaj gojën kundër gjithkujt, është rrezik për ty. E thjeshtë, mbro veten, mos e bëj veten për spital, kushton shumë më pak për ty e për shoqërinë”.

Braçe shton se “si shtetarë, ruajtës të ligjit e rregullit është e thjeshtë kjo që sheh në foto, tre policë në detyrë që lëvizin me makinë, shohin dikë pa maskë e presin një gjobë”.

“Po a është efektive kaq. Nuk mjafton. Ja përse, policia duhet të jetë garante për izolimin e gjithkujt që është pozitiv, familjes se tij, policia duhet të jetë garante për izolimin e gjithkujt që ka bëre një tampon e pret përgjigje, familjes se tij, policia duhet të jetë garante e ndalimit të çdo ceremonie m or t ore për çdo familje që ka pësuar humbje nga cilado arsye-Covid apo zemër, aksident etj, policia duhet të jetë garante e ndalimit të çdo dreke për v d e k j e a qëllim tjetër ku grumbullohen turma njerëzish. Task forca e ngritur për këtë qëllim, duhet të jetë garante e ndalimit të çdo shkeljeje protokolli në bare, lokale, restorante, duhet ta bëj këtë me çdo çmim dhe cilido duhet të bindet, alternativa për ta është një mbyllje e afërt, kolektive që do rrë noj ata e vendin”, shprehet ai.

Braçe shprehet se “Luli, Monika, Saliu e Iliri mendojnë se vijnë në pushtet duke patur sa më shumë nga ju të sëmure, sa më shumë nga ju të v de k ur”.

“I bëjmë dot këto, ju si qytetarë e ne si qeveri. Bashkë, bashkë. Mos dëgjoni idiotë që ju duan të sëmurë, në spital patjetër, të v d e k u r madje për politikën e tyre të ndyrë. E kuptoni; Këta mendojnë se sa me shumë nga ju të sëmure, sa më shumë nga ju të v d e k u r, aq më e fortë garancia se Luli, Monika, Saliu e Iliri vijnë në pushtet. Më të p os h tër se kjo nuk ka. Ndaj mbaje maskën, zbato rregullat e sëmundjes”, shprehet ai.