Në Forum do të marrin pjesë Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo si dhe Presidenti i PArlamentit Europian, Davide Ssasoli. Nga Shqipëria pjesëmarrës në forum do të jenë vetë kryeministri Edi Rama, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Ndërkaq pjesëmarrës të tjerë do të jenë zyrtarë të lartë nga rajoni si kryeparlamentarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi si dhe senatorë amerikanë, zyrtarë nga OKB dhe Mbretëri e Bashkuar. Vetëm disa ditë më parë Shqipëria iu bashkua përpjekjes kundër Anti-Semitizmit duke kaluar në Kuvend rezolutën që adreson këtë problem.

NJOFTIMI NGA KUVENDI Njoftim për media Të nderuar kolegë, Sot, në orën 16:00, fillon Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Pompeo dhe Presidentit të Parlamentit Europian Sassoli.

Forumi kundër Antisemitizmit organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit. (online) Në Forum, i cili do të çelet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Izraeli, senatorë nga SHBA si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e vende të tjera. Faleminderit!