Që ish-ët mbeten ish gjithë kohës, por është ish, një ish socialist, kështu u shpreh zëvendëskryeministri Erion Braçe teksa thumboi nga Elbasani presidentin Ilir Meta, i cili prej një jave bënë replika me kryeministrin Edi Rama. Unë nuk mendoj që socialistët që janë sot në PS kanë marrëdhënie me Berishën, sidomos marrëdhënie si ajo e 21 Janarit, më vjen keq por ndajeni nga PS sa më parë të jetë e mundur  tha Braçe. Edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla nuk la pas ironitë për presidentin Meta duke u shprehur se ende nuk është i qartë se kush nga opozitarët është Kryetari.

LSI në Elbasan nuk ka më, ka qenë një strukturë e cila ishte e mbartur për arsye që lidhen me marrëdhënien e LSI-së me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, LSI nuk ekziston.Për fat të keq sot ne nuk kemi një president që përfaqëson unitetin e vendit. Ai do vazhdojë të qëndrojë në detyrë se bën mirë pjesën e dytë të detyrës, jo Kushtetuese por atë politike.Ne e nxisim që si pari të qartësojë se kush është kryetar i LSI dhe më pas me Bashën nëse është ai apo Meta kryetar i opozitës.Pasi të jenë sqaruar ne të kemi mundësi të dimë kush nga këta të do të udhëheq opozitën në humbjen e radhës. Ne nuk kemi kundërshtar as Saliun, as Ilirin as Monikën e jo më Lulin.Ne kemi kundërshtar detyrën ndaj qytetarëve për të përmirësuar shërbimet publike ndaj tyre, tha Balla.

Zëvendëskryeministri Braçe dhe Taulant Balla ishin në Elbasan për t’u takuar me drejtuesit e institucioneve vendore në kuadër të porosisë së Ramës për t’i tërhequr vëmendjen administratës për shërbimin korrekt ndaj popullit ku dhe paralajmëroi se kush nuk realizon detyrat e shtetit largohet nga detyra.