Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i është përgjigjur dr. Erion Dasho i cili shkruan me ironi se Ministria dhe komiteti kanë dy rrugë të bëjnë më shumë teste për popullatën, ose të bëjën për vete testin e inteligjencës. Ndaj kësa deklarate i ofenduar ka reaguar Brataj i cili shprehet se një jo ‘superekspert’ ka për qëllim të kritikojë ekspertët.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Brataj shkruan se Dasho është bërë pengesë dhe dezinformues duke përmendur masat inteligjente. Je bere pengese dhe dezinformues duke permendur masat inteligjente, ato qe ben OJQ jote qe nuk u pranuan, ato qe nuk te sollen €? Prandaj je leshuar kaq eger ndaj kolegeve te tu mjek? Eksperteve? Komitetit? Me çfare te drejte ofendon koleget e tu? shkruan Brataj.

Postimi i plotë: Pergjigje JO(superekspertit) Erion Dasho! Ky JO(superekspert) qe ka per qellim te kritikoje ekspertet! Pak minuta me pare i bera kete pergjigje statusit te mengjesit te tij, te cilin e fshiu! Referuar statusit te tij! Per kete arsye po e postoj ne faqen time.

Po shyqyr ore doktor Erioni! Po qe nuk na kish shkuar mendja deri tani, ke par ti!? Sikur te kishe shkuar ne Frankfurt me pare do kishe sjell ide me te mira! Paske kaluar nga Robert Koch, paske gjetur shtamin asimptomatik, se testi i dyte te paska dal shume mire!!! Ne mjeket kemi mbetur ne Shqiperi me shtamin tone, me te parin test, me etiken profesionale dhe deontologjine, me ndjekjen e situates dhe ndjekjen e semundjes. Do guxoje ne Gjermani te shkruaje per mjeket pa piken e etikes dhe deontologjise? Çfare do thuash ne fundin e kesaj epidemie-pandemie? Besoj se do vazhdosh te kerkosh rimbursimin e maskes!! Askush nuk ta ka kohen, nuk je ndihme e mjekesise shqipetare ne kete moment. Je bere pengese dhe dezinformues duke permendur masat inteligjente, ato qe ben OJQ jote qe nuk u pranuan, ato qe nuk te sollen €? Prandaj je leshuar kaq eger ndaj kolegeve te tu mjek? Eksperteve? Komitetit? Me çfare te drejte ofendon koleget e tu? Pse te duket vetja me inteligjent se ne? Mos u shit per ekspertin qe nuk je! Me doktor Latifin nuk ke operuar, e ke shoqeruar! Nje zot e di kur ke vizituar pacientin e fundit, nese ke pare ndonjehere. Nese nuk ndihmon dot, leri te tjeret te punojne. Kap ndonje projekt te majme siç ben gjithmone e ki kurajon qytetare te respektosh rregullat, se ate profesionale nuk e ke pasur deri tani! P.s. Kjo eshte pergjigje nga telefoni!