Kërkesa për të dhënë një opinion mbi dy nënet e Kodit Zgjedhor që heq koalicionin tip tren dhe hap listat nga Komisioni i Venecias, nuk është realisht një sfidë e qetë për të marrë një mendim më të pjekur nga ekspertët e fushës. Por është një tentativë e pastër, që siç ka ndodhur gjithë këto vite, opinionet e Venecias t’i përdorë si batare sulmesh në luftën politike të ditës.
Një parantezë: e mbani mend vettingun. Pasi insistoi meta me Bashën, Donald Lu e çoi draftin në Venecia. Komisioni “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” e KeE e solli në fundin e 2016 dhe u ngrit propaganda e LSI dhe PD-së se e rr ëzoi vettingun.
Në fakt nuk ishte ashtu, juristët thoshin se duhet treguar kujdes për të shqyrtuar karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por nuk dilnin kundër vettingut. Megjithatë procesi u vonua dhe ja jemi sot, që ende nuk janë ngritur të gjithë strukturat e reformës. E njëjta ndodhi në rastin e dekretit të zgjedhjeve. Meta e quan se Venecia i dha të drejtë, po në fakt nuk është ashtu, pasi Komisioni thoshte se ai tejkaloi kompetencat etj, por realisht i dha një armë Metës që të arrijë pakt me Ramën, që të pezullojë kërkesën për shkarkimin e tij.
Megjithatë kërkesa e tanishme ndaj Venecias është një manovër e pastër e tij për të bllokuar zgjedhjet e 25 prillit. Madje nëse e shikon me kujdes e ka edhe në draftin e dërguar në Komisionin “Demokracia Nëpërmjet Ligjit”. Data e zgjedhjeve që ka dekretuar ai vetë nuk përmendet asnjëherë.
Flet vetëm për zgjedhjet e vitit 2021. Morali? Kërkon të bëjë të njëjtën gjë si një vit më parë; të rrëzojë lojën sapo të nisur. Siç u tentua në vitin 2017 që të bllokohen zgjedhjet parlamentare, duke pasur Parlamentin me mandat të mbaruar dhe vetëm presidentin e zgjedhur Meta në detyrë, që ka “legjitimitet”. Kur Rama arriti marrëveshjen me Bashën dhe hyri në zgjedhje, Meta u bë xh ind, por Berisha i dha një pjesë votash PD-je që të jetë në lojë e ç’bënë; ju vërviten Saimir Tahirit me Adriatik Llallën.
Edi Rama jua dha ish-ministrin e tij dhe nuk u kënaqën. Tahiri dha dorëheqjen edhe nga PS, edhe nga deputet. Donin më shumë. Adriatik Llallës i mbaroi mandati; donin ta mbanin. Edi Rama i tha Bashës; të zgjedhim bashkë një prokuror të përkohshëm; jo tha s’dua se është pazar, mbaj Llallën. E për Llallën pa pikë tu rpi kurdisën një biçim revolucioni Llallist.
E pastaj të ashtuquajtura dosje të keqpërdorura përgjimesh, që realisht nuk arritën nga indicie të jenë prova. Ja shikoni sot rastin e Ilir Metës; ka më shumë se indicije; e mbrojnë pa pikë t urpi dhe s ul m ojn ë me një batare të fr ikshme gazetarin dhe familjen e tij! Po çfarë kërkon Meta me Venecian? Njësoj si në 2017 dhe 2019, ta rrëzojë Edi Ramën pa zgjedhje…. TemA