Italia sot regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fundi i prillit, pjesërisht për shkak të rritjes së testimeve Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i infeksioneve u rrit me 2.548, rritja më e madhe që nga fundi i prillit, kur në fuqi ishte një bllokim i rreptë në gjithë vendin. Autoritetet thanë se më shumë se 118.000 njerëz u testuan në 24 orët e fundit, më shumë se numri mesatar, i cili zakonisht është nën 100.000.
Pas sezonit të verës, Italia filloi të regjistronte mesatarisht 1.500 raste në ditë, duke arritur një total prej 317.409 infeksionesh në gjithë vendin. Vendi, i cili ishte i pari në Evropë që u përfshi nga virusi, raportoi gjithashtu 24 vd ekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 35.918. Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Veneto, me 445 raste, pasuar nga Kampania dhe Lombardia. Pasi Italia filloi të raportonte numër më të lartë të rasteve të reja të përditshme, disa rajone vendosën të shtrëngojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë detyrimin e mbajtjes së maskave të fytyrës, veçanërisht në rastet kur mbajtja e distancës fizike është e vështirë.
Rajoni i parë që e solli masën e tillë ishte Kampania jugore, ku guvernatori Vincenzo De Luca gjithashtu ka paralajmëruar se do të mbyllë aktivitetet e biznesit përsëri nëse numri i rasteve vazhdon të rritet. Pasi bllokimi mbarëkombëtar filloi të lehtësohej në maj, shkollat u hapën përsëri në mes të shtatorit pas gjashtë muajsh mbyllje.