Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje aku z ave të kryedemokratit Lulzim Basha për inceneratorët. “Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!
Merren me nënën time të ndjerë dhe sh ajnë si të d ehur,e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat tabake e tauke që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier,për të recituar vjershat e m je ri mit që në fakt e mishêrojnë! Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e pl eh ra ve të Saliut e të partisë që ka program rr ën im in e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shkruan Rama.