Demokratët votojnë nesër në Qarkun e Tiranës. Mediat kane siguruar listën e plotë të kandidatëve për deputetëve që janë seleksuar në fazën e përzgjedhjes dhe për t’u votuar nga anëtarësia e PD-së së kryeqytetit. Mes emrave, bie në sy edhe mjeku Sami Koçeku, i cili mbahet mend nga të gjithë si mjeku që dha deklaratë të rreme për viktimat e 21 janarit, duke mbajtur lojën e ish-kryeministrit Berisha i cili deklaronte se viktimat janë qëlluar nga afër. Mesa duket Basha, ish minister i Brendshem ne 2011, po i kthen nderin mjekut qe i mbajti lojen dhe e mbrojti para 9 vitesh. Nga ana tjeter, Urdhri i Mjekut ne 2015 deklaroi se ka nisur hetimet për 2 mjekët e spitalit ushtarak, të cilët dhanë deklarata te rreme për viktimat e 21 janarit. Ky institucion vendosi asokohe të gjobisë mjekët Sami Koçeku dhe Alfred Gega, pas ankesës së dorëzuar nga ministri i Shëndetësisë. Mjekët deklaruan se protestuesit u vranë nga afër, duke mbështetur hipotezën e qeverisë Berisha për vrasjet. Kështu, kirurgu Sami Koçeku është gjobitur me 100 mijë lekë, ndërsa mjekut ortoped Alfred Gega i është dhënë vërejtje dhe paralajmërim. Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, këto masa u morën me motivacionin “Shkelje e etikës mjekësore dhe sekretit profesional”.Më poshtë po ju sjellim preononcimet e mjekut Koçeku në 2011 për mediat.

Ja ç”deklaroi mjeku KOÇEKU në TV News 24: Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit. Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë. Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt? Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku? Dr. Sami Koçeku:    Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm. Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…