Eris Agolli, është një nga të rinjtë ekselentë të Shqipërisë që ka zgjedhur ta ndërtojë të ardhmen e tij përmes punës në këtë vend. Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e të riut ekselentë ku shprehet se, “me përkushtim e pasion përfundoi studimet në Filozofi Sociale dhe vetëm me një aplikim në platformën e punësimit të ekselentëve http: //pune te m bare. gov. al , arriti të fitojë vendin e punës si specialist i çështjeve sociale në Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë”.
“Ishte korrekte që në rankimin mbi bazën e mesatares që është evidenca më e qartë e kualifikimit, transparenca e vijuar dhe si të thuash mënyra korrekte e zhvillimit edhe pse online. Çdo kush ka besim vetëm kur bëhet pjesë e gjësë, pra ti nuk mund të dëshmosh vetëm duke parë nga larg. Kur je pjesë e saj dëshmon shumë më mirë“, shprehet Agolli. Agolli vinte nga një eksperiencë e praktikave tremujore në po këtë institucion kur ishte student, gjatë periudhës së sezonit veror.
Gjatë kësaj periudhe, ai shprehet se ishte njohur me ndjeshmërinë e çështjeve sociale të këtij institucioni. “Pas renditjes mbi bazën e mesatareve që kishim secili prej ekselentëve. Unë në fakt kisha një mesatare goxha të mirë dhe për këtë arsye ishte shumë e thjeshte për mua për të zgjedhur vendin. Pas kësaj kontrate një vjeçare tashmë kisha mundësinë për tu bërë pjesë e shërbimit civil”, thekson ai.
“Platforma për punësimin e ekselentëve, fryt i Paktit për Universitetin, është kthyer në mekanizmin më transparent që ka garantuar deri tani, punësimin me meritë të 602 ekselentëve, nga të cilët, plot 491 fituan pozicione të shërbimit civil, duke u bërë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit për administratën europiane që do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel”, bën të ditur Rama.