Pas Spanjës, edhe Franca ka konfirmuar 1 milion raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ministria e Shëndetësisë së Spanjës raporti gjatë 24 orëve 16,973 raste të reja me koronavirus dhe 156 viktima. Që nga fillimi i pandemisë deri më tani Spanja ka regjistruar 1, 005, 295 të prekur me COVID-19.Ndërsa Franca, sipas llogaritjeve të JH numëron 1,000,357 raste me koronavirus dhe 34,075 raste fata le.
Ndërkohë, këtë të enjte qeveria franceze pritet të prezantojë një plan tjetër masash ndërsa në listën e mëparshme do të shtohen edhe 6 qytete të tjera me ndalimqarkullimi. Edhe Italia do të vendosë masa për dy rajonet më shqetësuese për momentin Lombardinë dhe Kampanjën Guvernatorët e dy rajoneve italiane kanë deklaruar se në këtë fundjavë do të aplikojnë urdhëresën e ndalimit të çdo aktiviteti tregtar e prodhues e çdo lëvizje të personave nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.
Gjithashtu në fundjavë prej orës 18.00 të mbrëmjes do të mbyllen të gjitha qendrat tregtare me përjashtim të atyre që shesin produkte ushqimore. Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel pak ditë më parë deklaroi se masat e përkohshme edhe pse të dhimbshme “do çlirojnë sistemin shëndetësor, do mbajnë hapur klasat ,çerdhet, si dhe aktivitetin ekonomik”.
Edhe shtete të tjera evropiane janë në alarm , Sllovenia njoftoi për gjendje epidemie 1-mujore dhe ushtria çeke dërgoi mbi 160 tonë furnizime me ushqime dhe medikamente në spitalin më të madh të kryeqytetit. Numri i vde kjeve nga koronavirusi në kontinent evropian është rritur mbi 250 mijë, por ndryshe nga muaji prill, lakorja e vdekshmërisë është më e ulët se shkalla e infeksionit, pasi pacientët priren të jenë më të rinj dhe spitalet kanë përmirësuar metodat e trajtimit të sëmundjes.
Postoje