Familja Loka në Kamëz mori më në fund legalizimin e shtëpisë, që prisnin ta merrnin që prej vitit 2006. Ministrja e Shtetit për për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakipi Suli vizituan familja Loka.

Ministrja Spiropali tha se “jemi në familjen Loka për të ndarë gëzimin e legalizimit dhe pronësisë së shtëpisë. Kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë gjithmonë”. “Në 7 vite kemi kryer mbi 13 mijë legalizime vetëm në Kamëz, pothuaj aq sa ç’bëri Shaban-partia në të gjithë Shqipërinë në 8 vite”- , theksoi Spiropali.

Ne, vijoi ministrja, jemi munduar shumë me legalizimet sepse e kuptojmë rëndësinë dhe në këto 7 vite janë bërë mbi 220 mijë legalizime në gjithë vendin. ” PD i premton legalizimet, por i bën Partia Socialiste.”-u shpreh ndër të tjera ministrja. Familjarët thanë se jemi sorollatur nëpër zyra për shumë vite dhe nuk gjetëm zgjidhje, pastaj falë ndihmës së bashkisë dhe qeverisë e morëm më në fund lejen e legalizimit.