Dashi Do të jeni vazhdimisht në lëvizje nesër. Me ndikimin e planetit të dashurisë në shenjën tuaj, do të shikoni mundësinë për një romancë. Shpirti juaj binjak po pret diku aty jashtë. Gjejeni.

Demi Mos dëgjoni vetëm fjalët që të tjerët thonë nesër, por vëreni edhe gjuhën e tyre të
trupit. Ajo mund të jetë gjuha e dashurisë.

Binjakët Venusi, planeti i harmonisë, lëviz në shenjën tuaj të kundër nesër, duke e bërë këtë një kohë shumë të mirë për të sheshuar ndryshimet me miqtë, të afërmit dhe familjarët.

Gaforrja Nuk mund të prisni që të gjithë të ndajnë të njëjtat bindje me ju dhe mënyrën se si e shikoni jetën, kështu që duhet të bëni lëshime ndaj atyre që duket se nuk e kuptojnë nga vini. Jeta do të ishte më e lehtë nëse të gjithë do të ishin si ju, por më e mërzitshme.

Luani Keni qenë shumë mbrojtës kohët e fundit, veçanërisht kur keni të bëni me njerëz emocionet e të cilëve nuk i kuptoni. Tani jeni ju më emocional dhe shpresoni që të tjerët t’ju mirëkuptojnë. Mos u shqetësoni, do ta bëjnë.

Virgjëresha Duke qenë se keni qenë super i zënë këto kohë, ju keni neglizhuar nevojat tuaja dhe të afërmve. Tregojuni të afërmve se sa shumë kujdeseni për ta.

Peshorja Njerëzit e tjerë mund të zgjedhin të jenë të pamëshirshëm nëse duan, por kjo nuk është një alternativë për ju. Bota është një vend i mrekullueshëm dhe ju mund të bëni gjëra fantastike.

Akrepi Kudo ku të shkoni do të tërhiqni shikimet e të tjerëve. A ka gjëra që mund t’i shikojnë të tjerët, por ju nuk dëshironi ta shikoni tek vetja? Përpiquni t’i ndryshoni këto gjëra.

Shigjetari Me lëvizjen e Venusit në shenjën tuaj nesër, do të rritet edhe interesi juaj në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me të bukurën dhe artin. Edhe romanca do të jetë në radarin tuaj.

Bricjapi Injoroni ato që po ndodhin në botë. Pensionohuni brenda kokës suaj për një kohë dhe mendoni me kujdes mbi natyrën dhe realitetin. Kjo mund të tingëllojë si diçka e vështirë, por ju do ta keni tepër të lehtë.

Ujori Do ta keni tepër të vështirë t’u rezistoni ftesave për të kërcyer dhe gëzuar, kështu që nisjani. Kudo ku të shkoni dhe çfarëdo që të bëni, njerëzit do të kërkojnë t’ju afrohen.

Peshqit Mundësitë për të arritur nivele të reja nuk ju vijnë shumë shpesh, kështu që premtojini vetes tani dhe këtu që nëse një ofertë ju vjen në 2 apo 3 ditët e ardhshme do ta kapni me të dyja duart.