Ministria e Brendshme ka firmosur urdhrin për dëbimin e shtetasit Ehsan Bidi nga Shqipëria, me dyshimet se është agjent i inteligjencës iraniane. Bidi, i cili mbërriti në vendin tonë në vitin 2013 me grupin e muxhahedinëve nga kampi i Lirisë në Irak, është shpallur person i padëshirueshëm.

Vetë muxhahedinët thonë se Bidi është pjesë e inteligjencës iraniane dhe më herët është dërguar me mision në disa shtete si Egjipti dhe Turqia. Përmes një pasaporte iraniane ai më pas u dërgua në Turqi, Rumani dhe më pas në Shqipëri. Me mbërritjen në vendin tonë, ai dezertoi nga grupi prej mbi 2,000 muxhahedinësh.