Kryeministri Rama ka reaguar mbi dhënien e nënshtetësive nga Meta, pasi mediat kanë nxjerr shkeljen e ligjit nga ana e presidentit.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri”, shkruan Rama, teksa i referohet futbollistit të Tiranës, Cobinah, i cili ka marrë nënshtetësinë për 8 orë, ku gjithashtu është në ndjekje penale nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh.
Postimi i Ramës në Twitter:
Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!