Presidenti amerikan Donald Trump, ka marrë disa trajtime për koronavirusin. Ndër to, terapia e antitrupave monoklonale.

Ky është një kombinim i antitrupave, i bërë nga kompania Regeneron. Antitrupat ngjiten fizikisht me koronavirusin kështuqë ata nuk mund të futen brenda qelizave të trupit.Kompania publikoi rezultatet në faqen e saj të internetit që tregojnë se kjo terapi zvogëloi sasinë e virusit në trup, si dhe kohën që u duhej pacientëve për t’u shëruar.

Kjo terapi, tha Bill Gates, është një ndër më efektivet për trajtimin e Sars-Cov-2. Të dhënat e hershme nga provat klinike të antitrupave monoklonale, tregojnë se kanë ulur me 60% nivelet e shtrimit të pacientëve në spital, tha Gates.

Më tej ai shtoi se Fondacioni i Gates Bill & Melinda kishte investuar në prodhimin e monoklonaleve. Ndërsa Trump, tha se ky lloj trajtimi e ka shëruar atë, pavarësisht se ai është ende aktiv me virus.

Sidoqoftë, kjo terapi është efektive, te pacientët që nuk kishin nevojë për trajtim spitalor.

Provat te pacientët janë akoma shumë të kufizuara dhe ky trajtim është vlerësuar nga ekspertët ende si eksperimental ndërsa provat klinike janë në vazhdim.