Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim, Monika Kryemadhi është përplasur mbrëmjen e djeshme me gazetarin Mentor Kikia. E ftuar në studion e “Opinion”, Kryemadhi u nxeh, pasi Kikia e akuzoi se LSI-ja kishte mbledhur gjithmonë llumin. Mentor Kikia: Tani lëre mos fol kot sepse LSI-ja është shquar për mbledhjen e llumit. Gjithmonë keni mbledhur llumin…
Monika Kryemadhi: Kush, kush?? Ku e ke parë llumin, ti e njeh Mehmetajn, Klajda Gjoshën, Flioda Kërpacin, Braimllarin? Mentor Kikia: Lerë, mos bëj apel kot, sepse nuk është nevoja që llumi të vijë në parlament Monika Kryemadhi: Po këto janë fytyra e LSI-ja, ata që e kanë rrjepur LSI-në, janë ulur në prehrin e Ramës… Blendi Fevziu: Kush e ka rrjepur LSI-në? Monika Kryemadhi: Ja ta thotë Kikia, se i di ai këto…