Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar sërish përmes një statusi në llogarinë e tij të “twitter” lidhur me sulmin e paprecedentë që Ilir Meta bëri ndaj botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij. Fuga i kujton zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi  vitet kur në pushtet qëndronte Sali Berisha i cili sipas tij ka djegur dhe mbyllur gazeta. Ai vazhdon më tej ku i bën me dije Metës për ftesën në debat me kryeministrin Rama se: Sa për debatet, Ilir Met le të debatojë me Monika Kryemadhin për lidershipin e LSI.

Statusi i plotë: Gazetat i ka djegur dhe mbyllur SB. Edhe gazetaret ai i ka gjobitur dhe burgosur. Por kur sot perdor epitetet, gjuhen dhe metodat e tij i bie qe je rende fare! Sa per debatet, IM le te debatoje me MK per lidershipin e LSI! (Lexo.al)