Në gjithë krizën COVID në Shqipëri, që nga marsi e deri më sot, në kontekst politik, presidenti Meta s’është parë kurrë me maske, qoftë dhe simbolikisht, sa për mesazh. Ai, së paku deklarativisht, nuk i është bashkuar njeriut me të cilin ndan shtratin – bashkëshortes së tij, në thirrjet rebeluese për të mos mbajtur maskë (qeveritare a shëndetësore, ende mbetet e pasqaruar), por veta ama, edhe me pse me aktivitete plot intensitet, brenda dhe jashtë presidencës, në asnjë rast nuk e ka vënë maskën në fytyrë.
Nga ana tjetër, ka shfaqur shqetësime konstante për situatën e COVID, dukshëm të ngarkuara me valencë politike, në kuadër të luftës me mazhorancën. Për një të fundit, në lidhje me një letër që i ka dërguar ministres Manastirlliu, Rama i përgjigjet, duke ia vënë në dukje për herë të parë që nuk mban kurrë maskë, e që këtë të fundit duhet ta vendosë dhe ai.
“Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh”, shkruan Rama.
Ndërkohë, kujtojmë se muaj më parë, kur u paralajëruar hapja graduale nga karantina disajavore, por që karantina ishte ende aktive për pjesën më të madhe të shoqërisë, presidenti Meta nisi një tur shëtitjesh nëpër Shqipëri, gjë që u pa si një shkelje karantine nga ana e tij.
Rama iu përgjigj shumë reagimeve duke e marrë në mbrojtje, me arsyetimin se ia dikton pozicionin shtetëror. Por, ajo që është hipokrite në gjithë këtë situatë, është fakti se Ilir Meta kërkon marrjen e masave për parandalimin e infektimeve nga Covid, pasi sipas tij gjëndja është alarmante, ndërsa vetë nuk denjon të bëjë as gjestin më minimal: Të mbajë një maskë.