Një studim i Fakultetit të Mjekësisë së Merilendit në SHBA ka dalë në përfundimin se një dozë e vogël dhe e përditshme aspirine jo vetëm ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës, por edhe mund të ulë rrezikun e vdekjes nga koronavirusi të pacientëve që janë të shtruar në spital. Studimi i publikuar në revistën Anesthesia & Analgesia thotë se optimizmi duhet të jetë i moderuar gjithësesi për një ilaç të lirë dhe që mund të gjendet kudo.

Gjetjet tona duhet të konfirmohen nga testet klinike dhe nëse konfirmohen do ta bënin aspirinën ilaçin e parë që shitet kudo që ul vd ekshmërinë e pacientëve me Covid-19, tha udhëheqësi i studimit, Jonathan Chow. Sipas kërkuesve shkencorë amerikanë, aspirina e ul me 44% rrezikun e vd ekjes së pacientit që është i lidhur me një respirator.