Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes në derbi ndaj Milanit javën e kaluar. Zikaltërit e Kontes kanë mposhtur 2-0 Xhenoan në transfertë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Interi dominoi gjatë gjithë kohës dhe iu afrua disa herë golit. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me zikaltërit që u treguan më të saktë përpara porte, ku realizuan dy herë, me Lukakun në minutën e 64’ dhe D’Ambrozion në minutën e 80’. Më këtë fitore Interi ngjitet në vendin e 3 me 10 pikë pas 5 javëve, ndërsa Xhenoa zbret në vendin e 15 më vetëm 4 pikë.