Antonin Panenka, legjenda e futbollit çek dhe shpikësi i parabolës në goditjen e 11-metërshit, është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit. Aktualisht, 71-vjeçari ndodhet në terapi intensive në një spital të Pragës. Lajmin e bëri të ditur klubi Bohemians, klub në të cilin ish-mesfushori është President Nderi. Bohemians ka sqaruar se nuk mund të japë detaje nga gjendja shëndetësore e legjendës dhe ka kërkuar nga mediat të respektohet privatësia e tij dhe familjes.