Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me takimet që ka zhvilluar sot me taksistët e Tiranës.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ndërsa komenton situatën politike në vend, ironizon Bashën, duke shkruar “Stambolli digjet, republikasi krihet”.
“Ngjarja e fundit ! ( tani ne media )
Basha vazhdon turin e takimeve me 2 taksist ne Tirane.
Stambolli digjet, republikasi krihet.
– Rama me gjithe at qe blene voten, te kapur me ze dhe figure jane aty, bile ne tavolinen e marrëveshjes per zgjedhjet.
– Listat e mbyllura i miratoj ne parlament
– Koalicionet i ndaloi me ligj.
– Bashkite jua a shiti vete te gjitha.
Se kuptoj cfare narkoze servilizmi kane marre keta qe thone ” me Bashen Kryeminsiter” kur ky vete se ka ne plan.
Them narkoze se edhe pergjigjen e kane si te mpire nga truri, cfaredo fakti tju japesh pergjigja eshte e njejete : “Mos i sherbe Rames, Basha kryeminsiter ” me keq se grate e Enverit ne 90-en”.
PS: me.mend e Cimit ky, merru vetem me ekonomine, se sado vota te vjedh Rama ke aq shume vota sa te dalin e teprojne” -shkruan Ibsen Elezi.