Një ekip studiuesish nga Kioto në Japoni, pas një eksperimenti laboratorik gjeten se Covid-19 mund të mbijetojë deri në 9 orë në lëkurën e një njeriu. Studiuesit janë shprehur se ky informacion mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave për të parandaluar transmetimin e virusit përmes kontaktit, ndërsa tregon se sa e rëndësishme është larja e duarve.

Ekspertët studiuam edhe virusin e gripit A, që njihet edhe si gripi sezonal, i cili mund të qëndrojë në lëkurë për gati 2 orë. “Këto rezultate tregojnë se SARS-CoV-2 ka një qëndrueshmëri dukshëm më të lartë në lëkurën e njeriut sesa gripi sezonal”, kanë thënë autorët.