Duket në këto mesazhe që qarkullojnë brenda grupeve të demokratëve në Watsapp, ata janë të shqetësuar se teksa Basha është drejtpërdrejt në Zonë e Lirë, vetëm 2.7 k shikues.

Ata i bëjnë thirrje njëri-tjetrit ta shpërndajnë sa më shumë si dhe të ftojnë të afërmit e miqtë për ta parë së bashku Bashën, shprehet një pjestar i grupit për Newsbomb.al.

Sakaq, nga Partia Demokratike e kanë mohuar të kenë lidhje me këtë grup, duke e quajtur grup i sajuar për të shpërndarë dezinformacione dhe fake-news.

Jo rrallë herë, më pas, shohim në portale apo edhe të shpërndara nga vetë politikanët, se si e “mundin” njëri-tjetrin me shikueshmëri të lartë në rrjetet sociale.