Në intervistën e parë televizive pas shumë kohësh, duke folur për BBC, Kryeministri Boris Johnson, e përshkroi l uftën e Britanisë kundër coronavirusit si një rrugë plot me tronditje, e cila do vazhdojë të na shkaktojë një dimër të vështirë deri në Krishtlindje, madje përtej këtij viti. Duke shprehur shpresën për mposhtjen e Covidit, ai përmes një mesazhi kontradiktor, i bëri thirrje publikut britanik “të veprojë pa frikë por duke përdorur llogjikën”.

Duke shpjeguar qasjen e qeverisë së tij ndaj semundjes, Boris Johnson tha se ajo ishte e balancuar mes shpëtimit të jetëve njerëzore dhe mbrojtjes së ekonomisë së vendit. Në një intervistë të sikletshme, kryeministri e pranoj se ka pasur një problem teknik gjatë kësaj jave në përllogaritjen e numrit të infekturave, ku shifrat e të shtunës në mbrëmje ishin sa dyfishi i një ditë më parë, një problem i ndeshur edhe më herët në muajit e para të pandemisë, ky i pa aftësisë së çuditshme të qeverisë për një aritmetikë të thjeshtë të mbledhjes dhe përllogaritjeve të shifrave.

Opozita laburiste e cila me udhëheqësin e saj të ri, Sir Kier Stammer, është përpara në sondazhet e opinionit publik jo vetem si udhëheqës, por edhe si parti, e cilësoi intervistën e Boris Johnson si një shans të humbur për të ofruar një strategji serioze për të rritur besimin tek publiku, duke shtuar se moskompetenca e kryeministrit po e mban peng Britaninë. Ajo çka analistët lexojnë nga kjo intervistë e kreut të ekzekutivit britanik është një dyzim mes optimistit dhe pesimistit në prononcimet e Boris Johnson për pandeminë.