Debati pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në seancën plenare të 29 tetorit, tha se në rast mbingarkese në spitale mjekët do të duhet të zgjedhin mes pacientëve, është rindezur. Këtë herë, polemikat i ka sjellë Endri Fuga, drejtori i komunikimit të KM dhe Partisë Socialiste. Përmes një statusi në Twitter, Fuga ka rishpërndarë lajmin e BBC, për rifutjen në karantinë të Aglisë, teksa shkruan se mjekët do të jenë të detyruar të zgjedhin mes pacientëve, sipas kryeministrit britanik.
“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,”-tha Z. Johnson. Basha paska me se të merret nesër,”– shkruan Fuga. Basha e quajti të palogjikshme deklaratën e Manastirliut, ndërsa maxhoranca i doli në mbrojtje, duke bërë thirrje për zbatimin e masave, në mënyrë që të mos arrijmë në atë situatë, e cila eshte paralameruar nga mbare bota e eksperteve qe ne Mars.