Flamur Gashi këshilltari i presidentit Meta për çështjet ndërkombëtare, kryesisht ato të Rajonit ka mposhtur sëmundjen e Covid. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Gashi më anë të një statusi në rrjetet sociale. Unë dhe familja ime e ngushtë, për më shume se dy javë u përballëm me Sars Covid-19, këtë armik të pabarabartë, të fshehtë dhe shume të pabesë, shprehet Gashi.
Vëllai i tij, Arben Gashi, që është deputeti i LDK-së, muaj më parë u infektua me Covid dhe kaloi me sukses këtë betejë. Vetë këshilltari i Metës e përmend atë, duke shtuar se ka pasur njeriun e konsultave. Nuk është fare e lehtë përballja me të, por fal Zotit, kujdesit të vëllait tim Arbenit që e ka kaluar më herët Sars Covid-19, konsultave të pandërprera me mjekët si dhe terapisë së duhur, mbështetjes morale nga ana e miqve dhe familjarëve të shumte, ia dolëm ta kalojmë këtë situate dhe të rezultojmë Covid negativ. Faza rikuperuese kërkon kohën e vet dhe trajtimin e duhur. Te dashur miq ! Uroj me gjithë zemër që kushdo që po përballet dhe do të përballet me Sars Covid-19, ta kalojë sa më lehtë dhe më sa më pak pasoja, shprehet Gashi.
Ai e mbyll postimin e tij me apelin ndaj shqiptarëve se Sars Covid-19, nuk është shaka dhe nuk bëhet lojë me të! Ju lutem që për të mirën tuaj dhe më të dashurve tuaj, me shfaqjen e simptomave të para të kontaktoni mjekët që merren me Sars Covid 19 ! Zoti qoftë me ju dhe të dashurit tuaj! Gashi ishte në krah të Presidentit Meta për herë të fundit gjatë takimit me Presidentin e Bosnjës, në konferencën për shtyp dhe në darkën zyrtare.