Një nga të ftuarat në Shiko Kush LUAN ishte dhe Klodiana Shala. Një nga sfidat dedikuar për Shalën kishte të bënte me kthimin e përgjigjeve teksa Shala vraponte në një pistë vrapimi. Pyetjet u moderuan nga kapiteni i skuadrës së kuqe, Florian Binaj dhe përgjigjet e Klodianës ishin mjaft sportive.

Njëra nga pyetjet mori një përgjigje tepër pikante nga Shala. Kur ajo u pyet lidhur me faktin se kohë më parë u ka thënë sportistëve të ikin nga Shqipëria, e vet përse vendosi të qëndronte, përgjigjja e Shalës ishte kjo: Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0.