Reperi i dashur për publikun, Ledri Vula, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave të shumtë me stilin e tij të veçantë. Për tu dukur gjithmonë bukur dhe i kuruar në çdo detaj, ai duket se shpenzon shumë. Së fundmi, vëmendjen e ka marrë look-u i reperit në njërën prej fotove të fundit të postuara në profilin e “Instagram”-it.

Në foton në fjalë, Ledri shfaqet i veshur me një këmishë “Van Gogh” e cila i ka kushtuar 35 euro. Por prisni të mësoni çmimin e orës që mban në dorë!

Ora e tij është “Rolex yatch-master II” dhe kushton plot 14,950 euro. Duket se Ledri nuk kursehet aspak kur është fjala për t’i bërë dhurata vetes dhe ka shumë shije. Nga ana tjetër kujtojmë se ai dhe partnerja e tij, Sara do të bëhen prindër për herë të parë dhe sot janë shpërngulur jashtë vendit, pasi kanë vendosur që e vogla të vijë në jetë në Gjermani.